Këngëtari Sinan Vllasaliu ka qenë sonte i ftuar në emisionin Canape, derisa ka treguar për problemin që ka me Autoritetin Tatimor të Kosovës (ATK)
Fillimisht ai ka folur për këngët që bëhen në Kosovë, derisa ka thënë se estrada e Kosovës ende është e paorganizuar.
“Psh, ne nuk do të kishim kurrë probleme me ATK-në nëse e drejta autoriale do të ishte respektuar”, ka thënë fillimisht Vllasaliu në emisionin Canape të Shpend Lipës.
Tutje, ai ka folur për shumat e marramendëse dhe se për momentin “Kurrkush s’pi ngucë, s’di çka u ba…”.