Duke nisur nga 1 korriku aksi Thumanë-Kashar është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.
Pra, kosovarët që dëshirojnë të shkojnë në Durrës më nuk do të paguajnë në Rrugën e Kombit 5 euro, por minimum 7.1 euro, edhepse fiks 26 kilometra vazhdojnë të mos jenë autorstradë fare, nga Rësheni në Milot.
Ndiqeni videon për detaje shtesë: