Qytetari nervozohet me policinë se s’ia lëshuan shiritin derisa voziste 130 km/h, duke harruar se nuk lejohet shpejtësi më e madhe

Redaksia e Lajmi.net para disa minutash ka pranuar një video nga një qytetarë i cili akuzon Policinë e Kosovës se “qëllimisht” nuk ia lironin rrugën për tejkalim në shiritin e shpejtë.
Sipas asaj çfarë mund të dëgjohet në video, qytetari thotë se gjendet pas veturës së policisë që nga Prishtina, duke e mos e specifikuar se në cilin drejtim po shkojnë, ndërsa, shpejtësia me të cilën vozitësi po e nget veturën është rreth 130km/h.

Duke pasur parasysh që shiriti i majtë në trafik është shiriti për lëvizje të shpejtë, qytetarët një veprimi të tillë i referohen si veprimi qëllimshëm, shkruan lajmi.net.

“Qikjo është policia e Kosovës që rrinë në anë të majtë. Ah, shtet o shtet.”

Tutje, ai thotë se ndërsa diçka e tillë bëhet nga Policia, çfarë pritet nga njerëzit e thjeshtë.

“Qikjo është policia e Kosovës që me qëllim nuk e lëshon rrugën, rrin përpara. Çka pret prej njerëzve normal?”, shprehet ai i tensionuar.