Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së disa posterëve në veri me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një reagim të bërë në Facebook, Sveçla thotë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, atëherë ai do të arrestohet.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.