“Në BBV të penalizon martesa!” Jul Deda imagjinon veten beqar: “Do të lidhesha me këtë banore”

I ngacmuar nga Aulona Musta në “Natën me Aulonën” në MCN nëse bashkëshortja kishte pasur ndonjë koment për afrimitetin mes tij e vajzave, Jul Deda tha se prej saj s’ka marrë asnjë kritikë.

Gjithsesi, aktori nuk e mohon që një histori dashurie është një avantazh në lojë, të cilin ai si një bashkëshort dhe baba s’mund ta kishte.

Por nëse do të ishte beqar, nuk do të kishte bërë as ‘namin’, megjithëse në këtë pikë duket se e gjeti një ‘alternativë’: një romancë me Eglën?

Mendon që të penalizon disi fakti që ke hyrë në Big Brother i martuar dhe me fëmijë?

Jul Deda: Jo i martuar, por që nuk krijon dot një lidhje. Besoj që romanca ka një vend goxha protagonist në një format të tillë. Romanca e mban çiftin në lojë, po të jemi për lojë sepse bëhet interesante, telenovela, jo u zunë e jo s’u zunë, jo fjetën a s’fjetën, çfarë po bëjnë poshtë jorganit e kështu me radhë, pra janë të gjitha bashkë që romanca të jep një dorë. Ne që nuk krijojmë dot romancë nuk e kemi dot këtë në dorë për ta shfrytëzuar, ata që e kanë, e kanë, por jo gjithmonë romanca fiton. Por që po, bëhet interesante dhe është një plus.

Kurioze jam, çfarë do të bënte Juli po të ishte single në Big Brother?

Jul Deda: Po të isha single? Prapë s’do të lidhesha, jam 100% i sigurt.

Sa burra e kanë thënë këtë!

Jul Deda: Po të isha single 42 vjeç me kë të lidhem? Apo të lidhesha me Eglën, prit ta mendoj… obobobo, jo, jo faleminderit por këtë po ta kthej.