Modelja dhe aktorja e njohur, Arbnora Ademaj, këto ditë ka qenë tejet shumë pranishme në ekran.
Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për “Kampionët”, ku është pyetur rreth kohës që ishte si gazetare e sportit.
“Në fillimet e tua ke qenë gazetare e sportit?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatorja Marina Vjollca.
“Ndryshova televizion. Ishte shumë e bukur, eksperiencë e re dhe ndryshe”, u shpreh ajo.
Biondja tutje theksoi: “Ndërrova edhe vendbanimin, ika në Turqi. Po merrem me aktrimin, e ndërrova këtë fushën e sportit”.
Ajo prej disa vitesh është zhvendosur në Turqi, ku edhe është bërë pjesë e kinematografisë turke.
Bukuroshja ka luajtur në disa seriale të famshme dhe me emra të mëdhenj të aktrimit atje.