Një përplasje e ashpër në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka ndodhur mes Fuad Ramiqi, ish-drejtues i Lëvizjes Islame “Bashkohu” dhe Azdren Shales nga PSD.
Shala e akuzoi Ramiqin për disa deklarata si “Ky vend ka me pru sheriatin”.
“Unë e njoh një grup si ju në Kosovë që e sfidoni gjithëmone laicitetin edhe shtetësinë e Kosovë. Ty tkom ni në 2014 kur ke thanë: Ky vend ka me pru sheriatin. A e ke thanë qeshtu? Se një njeri që e pret një system ligjor krejt tjetër, antiperendimor”.
Ramqi i kundërpërgjigjet duke i thënë “Pse ti je perendimor? Ti në mahallë tonde nuk je perendimor. Kush je ti? A e don laicitetin, jeto në laicitet. Ty as në mahall tonde nuk të njeh kerkush si laik”..