Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e dinë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës, ku tha është në veri të lumit Ibër.
Ai gjithashtu është shprehur se dëshirojnë që qeveria të punojë me ta, siç tha ai, me bashkësinë ndërkombëtare.
“Ne e dimë saktësisht se ku është kufiri: është në veri të lumit Ibër.Mund të them për këtë çështje, por ka pasur edhe të tjera. Ne dëshirojmë që qeveria të punojë me ne, bashkësinë ndërkombëtare. Dhe nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara. Janë Shtetet e Bashkuara, partnerët tanë të Quint-it, Bashkimi Evropian, të tjerët, të gjitha organizatat dhe vendet që i duhen Kosovës në anën e saj për të jetësuar vizionin e saj”.
“I kemi ngritur shqetësimet tona lidhur me mënyrën e zbatimit. Përkitazi me Rregulloren e Bankës Qendrore, do të thosha që ka pasur përpjekje nga qeveria që t’ju përgjigjet disa shqetësimeve që i kemi ngritur, por kërkojmë edhe më shumë bashkërenditje për mënyrat që i marrin parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet e prekura, veçanërisht nga komuniteti etnik serb në Kosovë”, u shpreh Hovenier në Rubikon.