Mbesa e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, Doruntina, tha sot për mediat së është e impresionuar me gjithë këtë dashuri me të cilën u përcoll gjyshi i saj, referuar nderimeve që iu bënë në homazhe. Ajo tha se gjyshi i saj ka qenë gjithmonë njeri enigmatik.
“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që sa shumë e quan edhe populli njeri enigmatik dhe serioz.
Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë asnjë rregull”, tha ajo.
Doruntina se emerin e mori ng vepra e tij, “Kush e solli Doruntinën”, ndaj i ka mbetur kjo lidhje me gjyshin e saj.
“Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë. Që e vogël më dhanë “Kush e solli Doruntinën” edhe unë quhem Doruntina dhe ky më ka ngelur si lidhje që ka me emrin tim”, tha ajo.