Eksperti i sigurisë “zbulon” skenarin e Serbisë, këto pikat synon t’i sulmojë

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi se në shtator Serbia do të tentojë një formë më ndryshe të prishjes së ekuilibrit të sigurisë, pra do tentojë t’i marrë pikat kufitare.

“Është një nga skenarët për t’i sulmuar pikat kufitare për të dëshmuar dy elemente: prishjen e këtij sovraniteti territorial që ne e kemi, sepse kur bie pika kufitare – bie shteti, dhe elementi i dytë është për ta dëshmuar te komuniteti serb mesazhin se ne jemi këtu dhe ne do të qëndrojmë deri në fund për popullin tonë”, deklaroi Shala për emisionin “Kosova Today” .

Ai shtoi se nga afishet që i kemi parë në pjesën veriore, tentohet që të përçohet mesazhi te komuniteti, e neve të na vihet një iluzion se është një ngjashmëri sikur që ka qenë në Banjskë.

“Është kurth për Kosovën”, përfundoi ai.