Bahtiri i bindur: Ka grupe të perforcuara që dëshirojnë të futen në Kosovë, të prirë nga Radojçiq

Ish kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thënë se grupi terrorist i udhëhequr nga Milan Rajojçiq është duke u përgaditur për sulme të reja.

Bahtiri në emsionin Politiko të Kanal 10, deklaroi se ata janë duke u ushtruar për betejë në gjithë kufirin serbo-shqipëtar.

“Pajtohem që Serbia çdo herë e ëndërron kthimin në Kosovë dhe bën përpjekje maksimale që ta bëj këtë sa më shpejtë që është e mundur, por e pret momentin favor për të intervenuar”, tha Bahtiri.

Tutje, teksa falënderoi Policinë e Kosovës për punën në Veri, tha se të paktën dy mijë veteranë serb që kanë kryer krime lufte qëndrojnë në komunat veriore.

“Duke e falendëruar policinë tonë të mrekullueshme që ka Kosova, të cilët e kanë bërë të pamundurën që të veprojnë në gjithë territorin e veriut sepse ka pas vetëm një shkendi dhe u aktivizua gjithë territori i veriut. Ju duhet ta dini se janë 2mijë trupa veteranë të ushtrisë së Serbisë në veri dhe gjithë kriminelët që kanë qenë, kanë bërë gjëra tq këqija në krejt Kosovën, kanë qenë në veri dhe kanë banuar në veri dhe asnjëherë askush sju ka qarë tymin e duhanit për atë pjesë”.

Ish i pari i komunës jugore tha se reagimet e fundit nga Qeveria nuk janë politike por veprime atdhetare.

“Absolut s’ka këtu politikë, me Glauk kam ndejt të premtën dhe s’ka snjë pikë më të vogël për politikë por ka gatishmëri për t’i dal zot atdheut. Qeveria e Kosovës i ka informacionet e sakta, sigurisht që eksziston rreziku dhe ajo është thënë publikisht dhe e dimë se kush janë ato grupe që dëshirojnë të futen në Kosovë, janë grupe të përforcuara, është i njejti vetëm se janë të ushtruar më mirë dhe janë të përqendruar për të nisur një betejë në gjithë kufirin serbo-shqiptar”, përfundoi Bahtiri.