Qamuran Hirda nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kthimin nga Meka për në vend do ta bëjë me aeroplan, përcjell TV21.
Shkoi në Mekë me biçikletë, por në vendlindje do të kthehet nëpërmjet rrugëve ajrore.
Në njoftimin e tij, Hirda ka folur edhe për vështirësitë.
“Duhet ta pranoj, kisha sfida të ndryshme duke filluar nga malet e larta në Ballkan dhe Turqi. Djersët shkonin si shiu, ndërkaq erëra të forta më binin në gjoks. Sa herë që doja të ndaloj, qëndroja në vend, por sërish vazhdoja. Më e vështira na gjeti në Detin e Vdekur, në Jordani dhe Arabinë Saudite. Thatësirë, asnjë hotel. Ushqimi dhe fjetja u bënë problem. Por qëllimi ishte – të arrij në Mekë.
Ëndrra ime u realizua. Me sukses arrita nga Shkupi për në Mekë dhe arrita t’i mbaroj të gjitha detyrat e haxhit. Tani vendosa të kthehem me aeroplan. Siç thonë: Shko ku të shkosh, për vendlindja më e mirë”, shkroi mes tjerash Hirda.