Këpucët legjendare blu të Elvis Presley-t janë shitur në ankand për 140 mijë euro.
Këpucët, të veshura nga ikona e ‘rock ‘n’ roll’-it gjatë viteve 1950, u blenë nga një koleksionist amerikan me bazë në Kaliforni të premten, sipas shtëpisë së ankandit ‘Henry Aldridge & Son’, e cila organizoi shitjen.
Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge, duke folur për “Good Morning America” theksoi rëndësinë e shitjes, duke thënë: “Çmimi për mua pasqyron rëndësinë e një objekti të tillë ikonik”.
Ai shtoi: “Shitja e këpucëve pasqyron natyrën ikonike dhe magjepsjen e qëndrueshme në Elvis”.
Ylli i famshëm thuhet se ka veshur këto këpucë ikonë blu kamoshi si në skenë ashtu edhe jashtë saj gjatë viteve 1950.
Ata fituan famë të veçantë gjatë paraqitjes së Presley-t në shfaqjen e Steve Allen më 1 korrik 1956, kur ai i përmendi përpara se të performonte “I ëant You, I Need You, I Love You”.
Ai ia dhuroi këpucët mikut të tij të ngushtë dhe anëtarit të rrethit, Alan Fortas, një natë para se këngëtari të nisej për shërbimin në ushtri në 1958.
“Këto këpucë kamoshi blu”, shkruan Fortas, “i kam në pronësi gjatë gjithë këtyre viteve, që m’i dha vetë Elvisi një natë para se të futej në ushtri”.