Presidentja Osmani duke vallëzuar në shi në festën e Pavarësisë së SHBA-së

Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot po festohet përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është e pranishme në këtë festë të madhe.

As shiu i mbrëmjes së sotme, nuk e ka ndalur as presidenten Osmani e as ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, që bashkë me shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë të vallëzojnë.

“Festojmë Pavarësinë e Amerikës”, ka shkruar presidentja Osmani.