Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar në Euro 2024 dhe të hënën mbrëma humbi një shans unik për ta bërë këtë nga pika e bardhë.
Jan Oblak i Sllovenisë u mohoi një fitore, por më pas Portugalia ia doli të kalonte me penallti, duke sjellë një lehtësim për CR7.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin lotët e yllit portugez pasi humbi penalltinë. Arsyeja ishte shumë më prekëse se kaq.
E gjitha ndodhi kur ngriti sytë dhe pa nënën e tij që po qante.
Kjo është parë edhe në videot e shpërndara në rrjetet sociale, ku në fillim është videoja duke e përshëndetur me dorë dhe më pas shihet duke ngritur sytë lart vendi ku ndodhej nëna e tij, edhe ajo në lot.