Një nënë mbeti e habitur pasi zbuloi se një i huaj kishte ngritur një tendë në kopshtin e saj të përparmë gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Erika White mbeti e befasuar kur djali i saj vuri re shtëpinë e improvizuar në lëndinën e shtëpisë së saj në fund të tarracës në orën 6:35 të mëngjesit.
Siç thuhet më tej, 38-vjeçarja, nga Dartford, Kent të Anglisë, u përball me shkelësin – dhe pretendoi se ai e injoroi kërkesën e saj të sjellshme për t’u larguar nga kopshti i saj.