Kevin De Bruyne e ka humbur durimin e tij kur një gazetar i bëri atij një pyetje pas eliminimit të Belgjikës nga Euro 2024.
Belgjika pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Francës në fazën e 1/8 së finales, duke marrë fund kështu Kampionati Evropian për ta.
Që të dyja ekipet ishin larg nga versioni i tyre më i mirë duke arritur të bëjnë vetëm dy gjuajtje në drejtim të portës, me Francën që iu nevojit një autogol i Jan Vertonghen për të kaluar tutje.
Ishte një kampanjë zhgënjyese për Belgjikë, të cilët përkundër se pësuan humbje të mëdha gjatë viteve të fundit, sërish konsideroheshin si një ndër kombëtaret që mund të shkaktonin befasi.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Francën, De Bruyne humbi durimin e tij me një gazetar i cili e pyeti ata për dështimin e “gjeneratës së artë” të Belgjikës.