Dëme tepër të mëdha me pasoja fatale për disa kafshë ka shkaktuar një stuhi ekstreme të hënën e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri në disa pjesë në afërsi të Vukovarit në Kroaci.
Siç raportojnë mediat rajonale, N1 dhe Index, stuhia ka goditur më së shumti komunën e Boshnjacit dhe qytetet Zhupanja dhe Vinkovci.
Breshëri i ka thyer xhamat e shtëpive dhe ka dëmtuar çatitë e fasadat e tyre.
Lindja e Kroacisë u dëmtua më së rëndi, me çatitë dhe fasadat e shtëpive që u shpuan, e me shumë vetura të thyera, serra të shkatërruara e të mbjella të dëmtuara plotësisht.
Disa pamje të shkrepura me dron janë publikuar të hënën, ku shihen çatitë e shkatërruara e vrimat e mëdha.