Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar.
Ka qenë Sara Gjordeni, ajo e cila në një postim në “Instagram” shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.
“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me accountin e Bardhit.
Accounti që po sulmohej ishte i tij.
Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore ‘Instagram’-in e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më ‘Instagram’i-n e tij.
Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë follow nga Bardhi.
Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituar ndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë.
Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali, i cili ka mjaftueshëm stres për rritjen e fëmijës së tij të parë.
Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht.
Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, – shkruan Sara.
Duket se raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë.
Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para.
Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.
Kjo ka sjellë edhe përplasjet e njëpasnjëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit.
Kjo nuk është hera e parë që palët përfshihen në një konflikt.
E njëjta situatë u përsërit edhe kur Bardhi la shtëpinë e “Big Brother”. Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme.