Bukuroshja e bisedave sportive, Eva Murati, prej kohësh imazh i ngjarjeve sportive në Tring, ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave të huaja. Pas “Bild’ dhe ‘The Sun’, këtë herë ka shkruar për të spanjollja “Mundo Deportive”.
“Të apasionuarit pas futbollit lavdëruan elokuencën e Eva Muratit, një personalitet shumëplanësh i stolisur me aftësi gjuhësore, një diplomë juridike dhe kredenciale moderimi që të kujtojnë Laura Woods”, kështu e nis artikullin prestigjozja spanjolle për Muratin, e cila ka arritur t’i magjepsë të gjithë.
Mirëpo nuk janë vetëm mediat ato që e krahasojnë Evën me prezantuesen e njohur të sportit, Laura Woods, edhe të apasionuarit e sportit dhe ndjekësit e rregullt të tij, po bëhen gjithnjë e më shumë në një mendje.
Eva është një ndër vajzat të cilat ku ka shkuar ka arritur të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, dhe këtë gjë e kanë treguar më së miri fjalët dhe lëvdatat që të huajt kanë bërë për të.