Jenna Longoria, banore e Teksasit, pretendon se së fundmi, një mosmarrëveshje me një stjuardesë, e largoi atë nga fluturimi i linjës ajrore United.
Ndërsa Longoria hipi në aeroplan në San Francisko, së bashku me djalin e saj 16 muajsh, ajo pretendon se përdori termin e gabuar kur iu drejtua një anëtari të ekuipazhit, përcjell Telegrafi.
“Kur stjuardesa më dha kartat tona të imbarkimit, unë i thash faleminderit zotëri. Kjo është çfarë ndodhi”, tha amerikanja, e hutuar për incidentin.
Ajo thekson se është larguar nga aeroplani edhe pse ka kërkuar falje për gabimin e saj.