Mbi 95,000 tifozë shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës në shkallët e stadiumeve
për ta përkrahur Shqipërinë në Euro 2024, duke lënë pas vetes shumë kombëtare të mëdha dhe duke u tejkaluar vetëm nga Kroacia, Gjermania dhe Turqia.
Mediat gjermane kanë publikuar një listë të shteteve me më së shumti tifozë të pranishëm në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.
Turqia kryeson listën, e ndjekur nga gjermania ndërsa në vendin e tretë janë të pozicionuar kroatët. Shqipëria ka lënë prapa vetes kombëtare të mëdha si Holanda, Anglia, Italia , Belgjika, Franca, Italia, Spanja e shumë të tjera.
Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:
Turqia: 130,000 tifozë
Gjermania: 125,000 tifozë
Kroacia: 103,000 tifozë
Shqipëria: 95,000 tifozë
Rumania: 92,000 tifozë
Skocia: 82,000 tifozë
Holanda: 80,000 tifozë
Serbia: 73,000 tifozë
Polonia: 70,000 tifozë
Anglia: 65,000 tifozë
Austria: 60,000 tifozë
Danimarka: 60,000 tifozë
Gjeorgjia: 60,000 tifozë