Ledjona Xheladinaj e ka shijuar famën pas Big Brother VIP, madje edhe ka rrëfyer shumë për këtë eksperiencë unike në jetën e saj.
Megjithëse me shumë histori të trishta dhe të bukura nga jeta e saj, gazetarja ka zgjedhur t’i ndajë disa prej tyre me publikun dhe ky i fundit nuk ia kurseu mbështetjen.
Megjithatë, ka pasur shumë situata në jetë, të cilat edhe e kanë frikësuar për punën që bënte. Për njërën prej tyre, ajo tregoi sot përballë Ronaldo Sharkës në “Mos i bjer me Top”, madje duke e veçuar edhe si momentin më të vështirë në jetën e saj…
Ronaldo Sharka. Nëse do të të pyesim për momentin më të vështirë të jetës, që sa herë e kujton, përlotesh, cilin do të veçoje?
Ledjona Xheladinaj: Ka qenë një rast në Urën Vajgurore (Dimal), i cili më kërcënonte me jetë. Më thoshte do të të gjej shtëpinë dhe do vij të të vras. Dhe i kam thënë jetës sime “ok, more fund”. Por këta që flasin nuk të bëjnë asgjë, si mund të trembem unë nga këta njerëz?”