Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Vuçiqit, Kurti do të dramatizojë çdo çështje dhe do të bërtasë.
“Pres që ai [Kurti] të dramatizojë dhe të bërtasë, ndërsa unë i them të qetësohet. Pastaj ai do të dalë dhe do të thotë se çfarë ka bërë ‘Putini i vogël’, asgjë e re. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. A pres konkluzione të mëdha? Jo, nuk pres”, ka deklaruar Vuçiq, raporton “Tanjug”.
Kurti e Vuçiq pritet të mbajnë takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e më pas një takim të përbashkët.