Vuçiq humb kontrollin, ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm duke e ngritur zërin tejmase derisa gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku, ka pyetur nëse mund t’i bëjë një pyetje.

Ende pa nisur pyetjen gazetari Sadiku, Vuçiq ka filluar të flasë me të madhe duke folur për njohjen e Kosovës.

“A jeni gati ta njihni pavarësinë e Kosovës…po unë e njohë Rezolutën 1244 dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, ka vazhduar Vuçiq me të madhe.

Presidenti serb ka thënë se është për një zgjidhje për kompromisi me Kosovën, derisa ka thënë se pala kosovare s’është e gatshme të procedojë me Asociacionin./Express/