Për herë të parë Lotina sjell momente romantike krah Mozzik-ut

Reperi i njohur Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri.

Edhe pse ata janë njohur si çift, nuk kanë qenë shumë aktive në publik me postime të tyre bashkë, por kjo së fundmi është ndryshe.

Lotina ka ndarë një video në Instagram, ku shfaqet duke bërë make-up në makinë, ndërsa Mozzik ndodhet në timon me një nga këngët e tij në sfond.

Kjo video ka sjellë një pamje të rrallë dhe romantike të çiftit, duke treguar momente të tyre të përbashkëta në jetën e përditshme.

Shiko videon: