Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësi i saj Blerim Sallahu, kanë bllokuar mundësinë që t’iu komentohet në postimet në rrjetin social Facebook.
Ata nuk kanë treguar ndonjë arsyeje se pse e kanë ndërmarrë këtë veprim, duke pasur për bazë se janë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe qëndrimet e tyre përfaqësojnë pozitat e tyre.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar të mërkurën pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese. Një reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka bërë edhe zëvendësi i saj Sallahu.
Haxhiu ka akuzuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për vendimin duke thënë se ato po I shërbejnë pushtetit të kaluar apo ‘nomenkalturës’ siç e ka quajtur ajo. /Express