Ekipi i kombëtares tonë është rikthyer në shtëpi pas eliminimit nga kampionati europian, pas humbjes 0-1 ndaj Spanjës.
Në aeroportin e Rinasit është parë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili u përball me kritika të forta gjatë gjithë kampionatit.
Për të shmangur intervistat për mediat (e kuptueshme), Hysaj u largua me shpejtësi nga aeroporti duke thënë: “Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu”.
Hysaj ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian.
Shiko videon: