Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka bërë një ndryshim të drastik në pamjen e tij.
Ai ka vendosur të ndryshojë look-un duke i lyer flokët në ngjyrë lejla.
Luizi ka ndarë një video me ndjekësit e tij në Instagram, ku tregon pamjen e tij të re dhe duke qeshur thotë se bashkëshortja e tij, Kiara Tito, do t’i drejtojë gishtin kur ta shohë se si i ka lyer flokët.
“Gishtin do ta drejtojë Kiara kur të më shikojë se çfarë ngjyre i kam bërë” – tha Luizi me një buzëqeshje.
Luizi ishte komentuar shumë në rrjetet sociale për flokët e tij, të cilat gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” i bëri blonde, një tendencë që më pas u bë e njohur dhe u përdor nga shumë djem shqiptarë.
Shiko videon: