Turqia e ka mundur Republikën Çeke 2:1 në xhiron e tretë të EURO 2024.
Çekët luftuan deri në fund, por Antonin Baraku ua vështirësoi jetën kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20-të, pasi mori të dytin të verdhë.
Hakan Calhanoglu solli epërsinë për turqit në minutën e 51-të, por çekët prapë nuk u zmbrapsën.
Ata realizuan golin e barazimit në minutën e 66-të të ndeshjes përmes Tomas Soucekut.
Pavarësisht tentimeve për ta gjetur golin e fitores, çeket u ndalën përfundimisht nga goli i Cenk Tosuinit në minutën e katërt të lojës shtesë.
Me këtë fitore Turqia mbledh gjashtë pikë dhe e kalon grupin F nga vendi i dytë, me po aq pikë sa Portugalia.
Ja pamjet: