Pas dy vjetësh nga ndarja e tyre, Blero dhe Afrona kanë sqaruar për herë të parë publikisht arsyen e përfundimit të lidhjes.
Në podcastin e shumëpërfolur, Blero dhe Afrona kanë folur haptas për një mori arsyesh që çuan deri tek ndarja.
“Pse nuk na funksionoi martesa Blerim?”, ishte pyetja e parë me të cilën Afrona nisi intervistën.
Këngëtari më pas, tha se deri tek ndarja kishin çuar një mori shkaqesh midis dyshes, duke përfshirë kështu edhe distancën.
“Mendoj prej disa vendimeve të mia personale, që s’kanë qenë të matura e të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, por edhe na jemi njerëz. Mundem me thënë që arsyeja pse nuk na ka funksionu është pjesë shumë e madhe e jemja dhe gabimi jem, dua ta pranoj publikisht. Dua të kërkoj falje publikisht ty Afronë, sinqerisht. Në atë kohë ka qenë ideja jem me qëndru në Kosovë, e nuk është desht, u desht me ardhë me ty në Zvicër. Po nuk e kam pa se si e shoh sot. Ti ke pas të drejtë kur ke thon kështu e ashtu, por sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në jofunksionimin e martesës tonë. Por njeri i sheh gabimet e veta pastaj. Të kam thënë edhe privatisht se pjesa kryesore e mosfunksionimit të lidhjes kam qenë unë”, deklaroi Blero.
Afrona më pas, iu bashkëngjit bisedës duke thënë se edhe distanca gjithashtu kishte ndikuar.
“Ti ke pas qejf me ardhë në Kosovë një kohë ke qëndru por nuk je ambientu. Është dashtë edhe unë me ardhë në Zvicër me provu, nuk e kam bërë, është gabimi im dhe e pranoj publikisht”.
Afrona më pas iu kundërpërgjigj duke thënë se kishte gabuar që ishte zhdukur menjëherë nga jeta e tij.
“E di që unë gabova shumë, që s’jemi ulë edhe nuk i kemi sqaru. Ka qenë edhe ky faji jem që veç jam zhduk nga jeta jote, sepse e kam pas një mllef”, potencoi ajo.
Ndiqni intervistën e plotë.