Këngëtarja Leonora Jakupi duket të mos e ketë përjetuar lehtë ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi.
Përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, Jakupi shkroi – “Lamtumirë mjeshtër i fjalës, mjeshtër i poezisë! Ti dhe veprat dua do mbeten të pavdekshme”.
Dhe me të drejtë, Leonora shkroi dedikimin për Doçin.
E dini pse?
Mes këngësh më të popullarizuara të Jakupit, mbetet “A vritet pafajësia”, kënga ikonike që bëri jehonë gjithandej, e që i kushtohej luftës së fundit në Kosovë.
Këtë perlë të repertuarit të Leonorës e kishte shkruar pikërisht poeti tanimë i ndjerë, Agim Doçi!
Doçi kishte shkruar edhe këngë të tjera të artistes kosovare, përfshirë “Zgjohuni shqiptarë”.