Shpesh vjehrrat janë apo ndjehen në konkurrencë me nuset e tyre.
Protagonistët tanë janë Klint dhe Mel, një çift i ri me 3 fëmijë, të cilët ashtu si shumë çifte përpiqen të menaxhojnë ditën, duke ndarë edhe detyrat e shtëpisë, blerjen, pastrimin, etj.
Siç raportohet nga Klint në blogun e tij, një ditë nëna e tij i kritikoi gruan për pastërtinë e shtëpisë. Fillimisht Klint nuk u përfshi në këtë debat.
Më pas ai vendosi që të shkruajë një përgjigje në faqen e tij: “Pak kohë më parë, më telefoni nëna ime dhe u habita nga fjalët e saj: A nuk të shqetëson fakti që Mel nuk pastron aspak?”, i thotë ajo.
Me siguri ajo e kishte vënë re, ishte mendimi im i parë, që jo gjithmonë shtëpia jonë është e pastër në përsosmëri.
Unë e pranoj se ka ditë kur, për shkak të angazhimeve, nuk mund të bësh ose ndjekësh gjithçka. Por mendova se ideja për t’u martuar nuk u mbështet tek rendi dhe pastërtia. Unë nuk u martova me Mel për këtë! Kështu, vëzhgimi i nënës sime më bëri të kuptoj, pa e fajësuar atë, dallimin mes nesh, si brez dhe mentalitet.
Ajo dhe babai im, pothuajse gjithmonë mungonin, kishin një mënyrë jetese shumë të ndryshme nga jona.
Babai im më tha një herë: “Para se të martohesh me një grua, bëji një vizitë të papritur dhe shiko se si i mban gjërat e saj”.
Unë mendoj se shqetësimi i nënës sime për pastrimin e shtëpisë sime ka të bëjë shumë me pritshmëritë që ekzistonin kur ajo vetë ishte e re. Ajo u rrit dhe u martua me këto ide. Megjithatë, menjëherë kuptova se unë nuk u martova për këtë. Më pëlqejnë sytë e saj, buzëqeshja, mënyra se si i ndajmë të gjitha aspektet e jetës dhe familjes sonë. Dhe kështu, pak kohë më pas u përgjigja:
“Unë nuk u martova me Mel për të pasur një shtëpi të pastër. U martova për të ndarë jetën me të”.
Pas pak çastesh heshtje totale, ajo vuri në dukje:
“Kjo do të thotë që është më e rëndësishme se të kemi një shtëpi të pastër…”
“Po, – u përgjigja!”
Burimi shkollaesuksesit.com