Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka bërë një skaner ekipit të Sylvinjos për performancën në ndeshjet e Euro 2024.
Në një intervistë në “Zona Zero” në Top News ai kritikon Hysajn për paraqitjen ndaj Italisë, por e vlerëson atë për ndeshjen me Kroacinë.
Për Canën siguri për mbrojtjen është kapiteni Gjimshiti, ndërkohë që veçon lojën e Mario Mitajt.
Si e vlerëson performancën e Hysajt dhe pjesën tjetër të ekipit?
“Elseidi ka qenë nën nivelin e përgjithshëm dhe jo në nivelin e duhur kundër Italisë dhe në nivel shumë të mirë ndaj Kroacisë. Nëse nuk ke çdo lojtar në nivel të mirë, Kroacisë nuk mund ti merrje avantazh dhe pastaj të barazosh.