Vazhdon drama, kënga e Taynës rrjedh ilegalisht në “Youtube”

“Si ai”, mban titullin kënga e re e Taynës e publikuar gati dy javë më parë e që në fakt pati shumë probleme me të, shkruan Reporteri.net.

Krejt kjo pasi artistja kosovare pati shumë probleme me menaxherin me të cilin bashkëpunoi për shumë vite, Rinor Hykollin.

Një ditë pas lansimit të këngës, ky projekt u bllokua pikërisht nga menaxhmenti i saj, si arsye se Tayna kishte ende kontratë me ta, por pas 12 ditësh, “Si ai” është rikthyer ilegalisht në platformën “Youtube”, në një faqe fansash të artistes.