Që kur u shfaq në vitin 2016, TikToku është bërë platformë për pothuajse ‘gjithçka’; qoftë nëse dëshironi të qeshni, qani apo të mësoni sesi të ndërroni një gomë.
Punonjësit britanikë kanë filluar të fitojnë para të majme, duke postuar video të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht paralajmërimit të ekspertëve të fushës së kjo platformë mbledhë informacione, dhe se SHBA-të kanë kërkuar që të ndalohet në territorin e saj, të rinjtë nga vende të ndryshme po vazhdojnë ta përdorin.
Një studim i Bionic ka gjetur se biznesmenët dhe bizneset e vogla po fitojnë deri në 11 mijë funte për një postim në Britani të Madhe si dhe 1 milion funte në vit.
Një TikToker i njohur si “The Pool Guy”, është bërë sensacion për videot e tij të pastrimit të pishinave, duke arritur të fitojë 14.8 milionë ndjekës në këtë aplikacion si dhe 20 milionë në total në të gjitha mediat sociale, përfshirë YouTube dhe Instagram.
Miles Laflin nga Bedfordshire, filloi të krijojë video kur iu ofruar një rol i përhershëm si ekspert i pishinave. /Telegrafi/