Flokët e thinjura, mu sikur edhe rrudhat janë ndër treguesit që koha po kalon dhe jemi duke u plakur… ngadalësojeni atë proces me patate! Ja sesi…
Është e njohur që tashmë femrat, por edhe meshkujt, nuk i duan ato “sinjale të vogla”, të cilët janë tregues se sa vite i kanë. Janë në gjendje t’i provojnë të gjitha idetë, posaçërisht për t’i hequr qafe flokët e thinjura!
Nëse nuk dëshironi t’i ngjyrosni për t’i fshehur qimet e thinjura, ju propozojmë të bëni këtë provë.
E gjitha që ju nevojitet të bëni është që të vëni lëvoret e patates në ujë që të vlojnë 30 minuta. Pastaj hiqni lëvoret dhe lëngun qiteni në flokë me brushë për ngjyrosje.
Përsëriteni këtë veprim disa herë për të arritur rezultate më të mira! – transmeton Telegrafi.