Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të kryeqytetit.
Lidhur me gjendjen për Klankosova.tv ka folur drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica.
Fusha tha se “gjendja momentale është e rëndë”.
“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica.
“Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.