Shqipëria është ende me gjasa për kualifikim në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në ndeshjen e fundit dhe u nevojitet fitorja për të vazhdua tutje, ndërsa me një barazim do të kishin gjasa, por do t’u duhej t’i shkonin shumë rezultate të ndeshjeve tjera për shtati.
E një tifoz shqiptar ka zgjedhur t’i shkruajë talentit të Spanjës, Lamine Yamal në Instagram.
“Të lutem Lamine Yamal, mos shëno ndaj Shqipërisë. Do të ndihmoj me detyrat e shtëpisë. Faleminderit”, ishte shkrimi i tij drejtuar 16- vjeçarit.