Munishi në dispozicion të Kosovës: Sot e zbulova receptin qysh me mujt Rumaninë, nëse don selektori i tregoj

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi ka folur për aventurën e Rumanisë në Kampionatin Evropian.

Rumania do të jetë kundërshtar i Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Bile e zbulova qysh me mujt Rumaninë kur të lujmë me ta. Që don ai selektori ja dhajmë recetën. Na thirr me Granitin për kafe edhe i tregojmë”, tha Munishi.