Krenari: Kosova fiton dy medalje në xhudo, një e artë një e argjendtë

Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se xhudistet kosovare kanë fituar dy medalje në Pan Amerikan Open, i cili u mbajt në Lima të Perus.

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kg, derisa Dëbora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë, në kategorinë deri 63 kg.

Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, amerikanen Toni Pepia.

Gjakova në ndeshjen finale mposhti me dy Wazaari për Ippon, peruanen Marian Flores dhe u rendit e para në këtë garë.

Një test i mirë për Kampionën tonë Olimpike pas lëndimit të saj dhe para Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në Pan Amerikan Open u ndesh edhe garuesja Dëbora Gjakova (-63 kg), ku në finale përkundër ndeshjes së mirë ajo humbi me Wazaari nga garuesja kolumbiane Cindy Mera