“Lamtumirë” mban emrin projekti që do lançohet për pak orë, derisa Xhensila tha se e ka përshpejtuar procesin e publikimit,
pasi që sipas saj, fansat mezi po presin.
Titulli i këngës lë për të dëshiruar, nëse mund të jetë një dedikim për ish bashkëshortin e saj, komedianin Bes Kallaku.
Kjo pasi që vetëm pak muaj më parë ajo publikoi “Lotët”, për çka u aludua gjerë e gjatë se teksti i këngës është i frymëzuar nga jeta e saj personale.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka njoftuar se kënga e saj e re do të publikohet sonte dhe do vijë në bashkëpunim me Ardian Bujupin e Noizyn.
Gjithsesi, e presim “Lamtumirën” e Xhensilës.