Duket se forma e shkëlqyer e Jasir Asanit në kualifikueset dhe grupet e Euro 2024 do të shpërblehet më së miri.
Thuhet se ekipi i njohur spanjoll, Las Palmas, i ka bërë një ofertë zyrtare lojtarit të kombëtares tonë.
Akordi mes lojtarit dhe klubit është arritur, teksa mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve, pasi Asani ka ende gjysmë viti kontratë me ekipin aktual, Gwangju FC.
Nëse kjo lëvizje kryhet me sukses, do të jetë një hap i madh në karrierën futbollistike të Asanit.