Plas nami, gruaja dhe e dashura e futbollistit anglez në stadium…

Në stadiumin e Frankfurtit përballë Danimarkës, Anglia dhuroi pasditen e djeshme një nga performancat më të shëmtuara të këtij Europiani, por paraqitja e bashkëshorteve dhe të dashurave të yjeve “Tre Luanë” në tribuna s’ishte e tillë.

Më i surprizuari ishte padyshim mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, të cilit i kishin ardhur për ta ndjekur nga afër bashkëshortja Annie Kilner dhe e dashura Lauryn Goodman, të cilat e kanë bërë të dyja baba.

Annie dhe Lauryn u gjendën kështu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

Lauryn Goodman e çoi fëmijën e saj për të parë Walker dhe të gjithëve u ra në sy bluza e djalit 4-vjeçar, një fanellë e Anglisë me numrin 2 dhe të shkruar “Babi” në shpinë.

Ajo e djeshmja në Frankfurt ishte momenti më i afërt që Walker dhe djali i tij Kairo kanë pasur prej muajsh.

Ndërkohë, Annie si në ndeshjen e mëparshme, solli në stadium tre djemtë e saj më të mëdhenj, duke pasur parasysh se i katërti është vetëm dy muajsh.

Bashkëshortja e Walker ndodhej në tribunë në seksionin ku ishin ulur edhe partneret e tjera të futbollistëve, ndërsa e dashura ishte ulur në një stendë të veçantë me Kairon.

Vetë mbrojtësi pas ndeshjes shkoi dhe përqafoi bashkëshorten dhe fëmijët, e të gjithë së bashku dukeshin një familje e lumtur.