‘Garant për pashteta s’kanë folë’ – Syla thumbon: Ky Bruce Willis i PDK’së te Martin Berishaj, a thu çka i lidhë?

Gazetari dhe analisti Valon Syla e ka kritikuar rëndë deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për vizitën që i ka bërë në Zagreb, ambasadorit Martin Berishaj, një hap i habitshëm jo veç i gabuar kur dihet reputacioni i diplomatit kosovar dhe kritikat e qëndrimi i partisë që përfaqëson.

Syla përpos batutave e nofkave që i vuri deputetit shtroi edhe pyetje thumbuese që lënë të nënkuptohet irritimin me këtë hap të pamatur dhe jo vetëm të deputetit Berisha.

“Brus Willisi i PDK’s paska dalë me Martin Berishēn pak. A thu çka i lidhë?”.

Tutje ai shtjelloi më tej kritikën e tij me ironi dhe e cilësoi si turp këtë hap të deputetit kur dihet qëndrimi publik partiak.

“Sa e kritika e ndaj tij, Hisen Berisha i shkon ne zyre. Garant për pashteta të Jugasllavisë s’kanë fol. Apo ndoshta edhe për bereta tê kaltërta”.