Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi.
Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ai tha së është proces divorci me Kryemadhin.
Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën.
“Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”-deklaroi Ilir Meta.
Kjo lëvizje e ish-presidentit vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta.