Fyerje dhe ofendime u bën nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “video-komentimi” të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohet atij si “debill këngëtar”.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Arian Agushi (Gold Ag), duke iu kundërpërgjigjur me një ton të ashpër dhe duke shprehur zemërimin e tij për komentet e gazetarit.
“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë,” ka thënë Agushi në emisioni Debat Plus në Rtv Dukagjini.
Krasniqi, ka theksuar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera.