“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm”,Kurti flet pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci

Kryeministri i Kosovëss, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes Kroacia-Shqipëri e cila përfundoi me barazim, shkruan Periskopi.

Kurti një postim u shpreh se “Ëndrra vazhdon” , derisa shtoi se Shqipëria gjithmonë na mbush ndjenja dhe entuziazëm.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”-ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri ka udhëtuar mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë.
Postimi i plotë: