Gjatë mbrëmjes së djeshme në Top Arena, ishte i ftuar vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin.
Ky i fundit tregoi se çifti tashmë po pushon dhe relaksohet, por njëkohësisht po punojnë edhe për projektet e tyre.
Moderatorja e emisionit, Alesia Bami, i kërkoi atij të telefonojë Meritonin, që t’i kërkojë 5 mijë euro, por ai tha se duhet të mendojë për çfarë do ia kërkojë paratë.
Kevin: Jam shumë afër tyre. Nga çifti nuk kam shpëtuar tërësisht, ata po kalojnë kohë shumë të mira, po pushojnë dhe po vënë para projektet e tyre.
Alesia: Një motër si Ilnisa dhe një kunat si Meritoni, për çfarë të shqetësojnë më shumë
Kevin: Ku janë, ku është njeri është tjetri, ku është tjetri, unë jam pika koordinuese e të dyve.
Aleisa: Ore po ta marrësh Meritonin t’i kërkosh 5 mijë euro p.sh, e bëjmë dot atë telefonatë
Kevin: Ai nuk e di që jam këtu, po xhiron një projekt.