Prej një kohe të gjatë, reperja e njohur Loredana Zefi po përjeton një romancë të ëmbël me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi.
Në postime të shumta në rrjetet sociale, ata shfaqen së bashku, shumë të dashuruar dhe të lumtur.
Në kohën kur Mozzik është larguar nga jeta e Loredanës, reperi është angazhuar në një marrëdhënie të re.
Nëpërmjet disa postimeve, ai është shfaqur në një lidhje me Lotinën Haziri, vajzën e politikanit Lutfi Haziri.
Së fundmi, gjatë një interviste, Mozzik ka folur për albumin e tij të ri dhe për jetën personale, duke shprehur se Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në 28 vite jetë.
Në kundërpërgjigje të kësaj, Loredana ka postuar disa foto me partnerin e saj, Karim, duke i shfaqur ata të dy të dashuruar dhe të lumtur. Në postimin e saj, ajo ka shkruar: Dashuri.
Shiko fotot: